1500 euro dënim për Allaj Company

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronari i lokalit “Shisha Bar” në Ulqin ëshë dënuar me 1500 euro gjobë , për shkak të prishjes dhe rendit dhe qetësisë.

Ky është vendimi i sjellur nga gjykatësi Ramiz Qiraniq, pasi gjatë ndeshjes në mes Armenisë dhe Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar, tifozat në këtë lokal kanë lëshuar thirrje fyese ndaj popujve tjerë. Vëllai i pronarit të kompanisë, Skender Alloviq, është liruar nga akuzat për shkak të mungesës së fakteve. Alloviq në deklaratat e tija i ka hedhur poshtë konstatimet e policisë, duke thënë se nuk mban përgjegjësi për atë se cka ka ndodhur jashtë lokalit të tij, pasi brenda nuk ka pasur asnjë lloj problemi.

Gjykata ka vlerësuar dëshmitë e dy policëve dhe ka sjellur vendimin për gjobitjen e kompanisë në pronësi të së cilës është edhe lokali. Allaj ka njoftuar se nuk e pranon vendimin dhe do ti drejtohet Gjykatës së Lartë për ta rrëzuar atë.

Share.