15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në këtë ditë në vitin 2006, Mali i Zi shpall zyrtarisht pavarësinë. Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi miratuan Vendimin për Pavarësinë, i cili verifikoi zyrtarisht vullnetin e qytetarëve, të shprehur në 21 maj, për Malin e Zi për të rivendosur pavarësinë e tij shtetërore. Me vendimin e nënshkruar nga kryetari i Parlamentit  Ranko Krivokapiq, Mali i Zi përcaktohet si një shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ligjor ndërkombëtar brenda kufijve të tij ekzistues. 42 deputetë të Partisë Demokraitike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Partisë Qytetare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Aleancës Demokratike në Mal të Zi votuan për Vendimin për Shpalljen e Pavarësisë dhe Deklaratën. Përfaqësuesit e SNP, Partisë Popullore Serbe, Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike Serbe, si dhe anëtarët e Aleancës Liberale, nuk morën pjesë në aktin e shpalljes së pavarësisë.

Share.