15 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi për parandalimin e sëmundjeve infektive ka filluar  mbajtjen e konferencave të rregullta për media, pas rikthimit të rasteve me Covid 19 në mbarë vendin. Në konferencë u njoftua se në Mal tëZi janë regjistruar edhe 15 raste të reja me Covid 19, 5 nga Podgorica, 4 nga Berana, , 3 nga Budva, 2 nga herceg Novi dhe 1 nga Tuzi. Drejtori i Instituit për shëndet publik, Boban Mugosha, njoftoi se në vend po ndodhin përhapje lokale të sëmundjes dhe se detyrë e tyre është që të parandalojnë shpërthimet e mëtejshme. Ai shtoi se rikthimi i rasteve të sëmundjes ishte i pritshëm pas heqjes së masave të kufizimit dhe hapjes së kufijve, por ekonomia duhet të zhvillohet dhe se edhe vendet e tjera kanë filluar hapje të kufijve me gjithë shtimin e rasteve. Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe respektojnë sugjerimet e Trupit Koordinues. Mugosha konfirmoi se tubimet fetare janë të ndaluara deri në një ndryshim të siatuatës.

 

Share.