15 mësimdhënës nga Ulqini morën pjesë në Takimet e XIII sportive

0

Për të 13-tin vit me radhë, u organizuan Takimet sportivo-rekreative të mësimdhënësve në Mal të Zi, të organizuar nga Sindikata e arsimit. Nga shkollat e Ulqinit në këtë manifestim udhëtuan 15 mësimdhënës, më së shumti nga gjimnazi “Vëllazërim-bashkimi”.  Edhe këtë vit, takimet u mbajtën në malin Tara në Serbi, në afërsi të Zllatiborit, dhe sipas pjesmarrësve kushtet ishin fenomenale.

Mësimdhënësi i edukimit fizik, Kadri Sinani, tha për TV Teuta se skuadra e tyre arritit të fitojë vendin e parë në volejboll, si dhe shprehu kënaqësinë që këtë vit morën pjesë edhe koleget femra, të cilat garuan në sportet e ping pongut, pikados dhe kërcimit së gjati.

Drago Vukçeviq, po ashtu mësimdhënës i edukatës fizike, tha se këto takime janë raste të veçanta për mësimdhënësit që të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të njoftohen me kolegët nga qytete dhe vende të tjera. Takimi i parë sportiv për mësimdhënësit para 13 viteve  u mbajt pikërisht në Ulqin.

Share.

Leave A Reply