13 vjetorin e Pavarsisë se Kosovës , ambasadori Hysaj e kaloi në Krajë dhe Triesh të Malësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Ylber Hysaj , ditëlindjen e 13- të të vendit të cilin e përfaqëson e kaloi në  Krajë dhe Triesh të Malësisë me ç’rast nxënësve të Shkolles Fillore në këto dy zona i dorezoi mbi 100 tituj te rinj librash në formë donacioni. ” Nuk di vend ma të qëlluar për ta festuar si Ambasador i Kosovês këtë festë sesa këtu , me ata të cilët e kultivojnë dhe e mbajnë gjallë fjalën shqipe ” deklaroi  Ambasadori Hysaj për TvTueta gjatë vizitës së tijë në Sh.F ” Gjergj Kastrioti Skenderbeu ” në Krajë .  Donacionin e librave Ambasadori Hysaj e cilesoi simbolikë të festimit SHQIP , të pavarësisë së Kosovës në Mal të Zi .  Fakti që numri i nxënësve që do të ndjekin mësimin shqip në Mal Të Zi gjatë vitit të ri shkollorë është në rênie , sipas Ambasadorit Hysaj është shqetësues , dhe këto dy vizita kishin pêr qëllim të tentojnë ta zbusin këtë dukuri.
ARJONA RESULANI
Share.