13 korriku- Mesazhe urimi nga Biden dhe papa Françesku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i SHBA Joe Biden i dërgoi urime Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe qytetarëve të Malit të Zi me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë. “Në emër të popullit amerikan, unë ju uroj ju dhe popullin e Malit të Zi për Ditën e Shtetësisë- 13 Korrikun. Vlerat tona të përbashkëta, përkushtimi ndaj institucioneve demokratike dhe lidhjet tona të qëndrueshme si familja, miqtë dhe bashkëpunimi, e bëjnë Malin e Zi një aleat dhe partner të respektuar. të Shteteve të Bashkuara. Me kënaqësi do të vazhdojmë ti japim përkrahje të fortë popullit të Malit të Zi në rrugën Euro-Atlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për antarësuar bashkuar me Bashkimin Evropian “, theksoi Biden.

Mesazh urimi me rastin e 13 korrikut, dërgoi edhe kreu i Kishës Katolike Papa Françesku. “Me rastin e Ditës së Shtetsësisë ju dërgoi mesazhet më të përzemërta ju dhe gjithë popullit të Malit të Zi, me lutjen që të gjithë në Mal të Zi të jetojnë në paqe dhe begati, me bekimin e të Zotit të Plotëfuqishëm.”-thuhet në urimin e Papës.

Share.