117 afganë largohen nga Kosova në drejtim të Britanisë së Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

117 refugjatë afganë janë larguar nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.Ata nga Prishtina do të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, njofton Klankosova.tv.Për Klan Kosova është konfirmuar se rreth 800 ka qenë numri i refugjatëve afganë të cilët kanë qenë duke qëndruar në Kosovë.Kosova është pajtuar me SHBA për strehimin e qytetarëve nga Afganistani të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të NATO-s.

Strehimi i tyre është kërkuar pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Kabul. Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë.

Share.