11 kompani të interesuara për centralet solare në Mal të Brisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri tani 11 kompani kanë blerë dokumentacionin e prokurimit publik për ndërtimin e centraleve solare në Mal të Brisë, kanë njoftuar për Pobjeda nga Ministria e ekonomisë. Sipas këtyre burimeve, ndër to janë 3 kompani të huaja, 2 kineze dhe një franceze. Ministria ka shpallur prokurimin publik për ndërtimin e centraleve solare në sipërfaqe prej 6.62 milionë metër katrorë, i cili do të jetë i hapur deri me 13 shtator.

 

Share.