1000 nënshkrime kundër ankandit për shtëpizat në Bunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronarët e shtëpizave në Bunë grumbulluan rreth 1000 nënshkrime kundër katalogut të Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, sipas të cilit shtëpizat në Bunë do të jenë pjesë e ankandit publik. Përkahës të këtij peticioni përveç pronarëve të këtyre shtëpizave janë edhe Komuna e Ulqinit, deputeti Genci Nimanbegu, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, të cilët shprehen shqtësimin e vet për këtë vendim.

Ky peticion pritet ti dorëzohet ministrisë ditën e sotme ose gjatë paradites së të martës, tha kryetari i shoqatës së peshkatarëve Atif Hasanaga. Qyetetarët të cilët kanë ankesa në lidhje me matjet e gabuara të shtëpizave në Bunë, luten që ti paraqesin ato pranë organeve kompetente sa më parë që të jetë e mundur.

Share.