100 milionë euro nga tatimet

100 milionë euro nga tatimet

0

Gjatë muajit shtator Drejtoria e tatimeve ka inkasuar gati 100 milionë euro nga tatimet e ndryshme, duke tejkaluar planin për 6 milionë apo 10 milionë më tepër se vitin e kaluar, kanë njoftuar nga ky institucion. Të ardhurat më të mëdha janë regjistruar nga Tatimi mbi vlerën e shtuar, 31.7 milionë euro dhe të ardhurat nga kontributet, 42, milionë euro. Të ardhurat e përgjithshme për 8 muajt e parë të vitit kanë arritur në 787 milionë euro, apo 7% më lartë se plani, në çka ka ndikuar rritja e Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe qasja proaktive ndaj tatimpaguesve, kanë thënë nga Drejtoria e tatimeve.

Please follow and like us: