10 vjet Forca e Re Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forca e Re Demokratike partia më e madhe shqiptare në Mal të Zi,ka mbushur plot dhjetë vjetë nga themelimi i saj. Forca u themelua me 22.10.2005, si një organizatë e re politike e cila synonte një qasje ndryshe ndaj të bërit pushtet dhe politikë në përgjithësi. Në programin e saj qe nga fillimi, Forca ka theksuar zhvillimin ekonomik të rajoneve ku jetojnë shqiptarët si qëllimin kryesor të aktivitetit të saj politik dhe kusht parësor për ndalimin e emigrimit masiv të shqiptarëve. Gjithashtu, angazhim i vecantë iu është kushtuar edhe problemeve politike dhe shoqërore jo vetëm të Ulqinit por edhe të komunave të tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si Tuzi, Plava, Gucia, Tivari etj. Për të gjitha këto  kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, ka dhënë një intervistë për TV Teuta në lidhje me ecurinë e kësaj partie politike prej themelimit të saj e deri në ditët e sotme.

Share.