574 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi. Në Ulqin 21 raste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 1821 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët  574 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 5 viktima nga sëmundja.   Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 212, nga 68 në Nikshiq dhe Herceg Novi, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 21 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 222 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.090, prej të cilëve 247 në komunën e Ulqinit.

Share.