1.4 milion euro për shëndetësinë në Ulqin dhe Tivar

0

Ministrat e shëndetësisë dhe ekonomisë së Malit të Zi, Kenan Hrapoviq dhe Dragica Sekuliq, dje kanë nënshkruar kontratën për kryerjen e punimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar dhe Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin në kuadër të fazës së dytë të projektit “Efikasiteti energjetik në Mal të Zi”. Vlera e kësaj kontrate është rreth 1.4 milion euro dhe ka të bëjë me investime në këto objekte me qëllim rritjen e efikasitet energjetik.

Share.