05 – 09 prill, panairi i mobiljeve në Budva. Shtatë përfaqësues nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të Panairit të Adriatikut i cili mbahet prej datës 5 deri me 9 prill  në Budva, do të mbahet edhe panairi i mobiljeve për shtëpi, zyra dhe dekorimin e brendshëm, si dhe panairi i  11-të i artizanal, Art Expo.

Në pesë sallat e ekspozitës dhe në pllajën e Panairit të Adriatikut, panairi i mobiljeve do të sjellë së bashku 65 ekspozues direkt dhe indirekt. Në një vend publikut do ti prezantohen produktet që përcaktojnë standardet e industrisë në botë.

Në panair marrin pjesë 7 përfaqsues nga Ulqini; Cungu&Co, fabrika e mobliljeve Kurti, Fishworld, Europlas Al, Credo, Concordia, dhe Faf&Co.

Share.