Të shtunën në Ulqin mbahet turneu në ping pong

0

Të shtunën në Ulqin mbahet turneu në ping pong

Klubi i ping pongut “Valdanosi” së bashku me Lidhjen e ping pongut të Malit të Zi ditën e shtunë me datë 11 maj organizojnë për të tretin vit me rradhë turneun “Trofe Open Ulqini 2019” . “Besoj se këtë vit do të kemi një interesim më të madh duke qënë se organizimi është në nivel më të lartë, ku kemi tabela  profesionale dhe refer profesionist gjithashtu”, u shpreh për Televizionin Teuta kryetari i klubit të ping pongut “Valdanosi“ Remzo Pulti. Këtë vit në trofe do të marrin pjesë mbi 200 garues të moshave të reja e deri në 70 vjeç , për të cilët në fondin fitues janë të ndara 400 euro. Turneu do të mbahet në sallën e Shkollës Fillore “Marshali Tito” me fillim në ora 12:00.

Share.

Comments are closed.