Shporta minimale konsumatore 635 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

S

Vlera e shportës minimale konsumatore në janar të këtij viti, sipas analizës së MONSTAT, ka qenë 635 euro.  Nga vlera e përgjithshme me shportës minimale konsumatore shpenzimet për ushqim dhe pijet jo alkoolike kanë qenë 262.7 euro kurse shpenzimet për prodhimet jo ushqimore dhe shërbime tjera kanë qenë 372.30 euro, thuhet në kumtesë. Theksohet se vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore në muajin janar të këtij viti , krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar ka shënuar rënie 0.1 për qind. Nga MONSTAT kanë theksuar se vlera e shportës minimale konsumatore është  bazuar në të dhëna e anketës për shpenzimet e familjeve dhe të rekomandimeve të Bankës Botërore.

Share.