Peroviq: Protestat duhet të mbeten qytetare. Gjukanoviqit nuk mund ti besohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Peroviq: Protestat duhet të mbeten qytetare. Gjukanoviqit nuk mund ti besohet

Antari i Këshillit iniciator të lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq, tha për TV Teuta se pjesmarrja e lartë e qytetarëve në protesta ka surprizuar të gjithë dhe i ka dëshmuar faktorit ndërkombëtar se këtu jetojnë njerëz normal. “Në Mal të Zi nuk ka institucione normale. Edhe pas të gjitha fakteve të publikuara është e qartë se Gjukanoviq kontrollon gjithçka. Deri tani ka mbizotëruar një heshtje jonormale dhe disa prej nesh në sektorin civil kemi vendosur që ti japim fund kësaj dhe të provojmë të dëshmojmë se këtu jetojnë njerëz normal.”, tha Peroviq. Ai tha se përfaëqsuesit e partive politike janë dakord që protestat nuk duhet të marrin karakter tjetër përveç atij qytetar. Në lidhje me Prokurorin Special Milivoje Katniq dhe deklaratat e tija, Peroviq tha se bëhet fjalë për person që është mjet në duart e personave të fuqishëm dhe që nuk e kryen punën e vet. Sipas Peroviq, Gjukanoviq edhe më herët e ka mashtruar popullin por deri tani ësht heshtur me arsyetimin se pë ndërton shtetin, por tani nuk është më i bindshëm dhe në fjalët e tija dyshojnë edhe ata që e kanë votuar.

Share.