KPSA: OPOZITA TË KTHEHET NË KUVEND

0

Në Strazbur është duke u mbajtur Këshilli parlamentarë për stabilizim dhe asocim në mes të Unionit Europian dhe Malit të Zi, nga i cili opozitës malaziase i kanë dërguar ftesën që të kthehen në Kuvend dhe në punët e Këshillit të përkohshëm të kuvendit për reformën e legjislacionit zgjedhorë.

Pas mbledhjes së 17-të të KPSA-së bashkëkryesuesit e seancës Ivan Brajoviq dhe eurodeputeti Dejvid Martin, kanë vlerësuar se tubimi i qetë i protestave paraqet të drejtën demokratike të  qytetarëve të Malit të Zi. Me besimin se dialogu politik duhet të zhvillohet në Kuvendin e Malit të Zi, e kanë përshëndetur mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me 21 shkurt të këtij viti, me ftesë të deputetëve nga opozita.

Poashtu është miratuar edhe Deklarata dhe rekomandimet, të cilat janë të orientuara në aktivitetet të cilat duhen të ndërmerren me qëllim të përforcimit të dialogut parlamentarë, institucioneve dhe sundimin e ligjit. Saanca e radhës e Këshillit parlamentarë do të mbahet në Podgoricë në tetor të vitit 2019 me anëtarët e rinj, sepse në maj të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e radhës për Parlamentin europian.

Share.

Comments are closed.