Forca e Re Demokratike: E përkrahim protestën kundër ndërtimeve pa leje

0

Forca e Re Demokratike: E përkrahim protestën kundër ndërtimeve pa leje

Në lidhje me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Ulqin, ka reaguar edhe Forca e Re Demokratike e cila ka shprehur përkrahej të plotë për qytetarët që protestojnë kundër kësaj dukurie negative. Nga kjo parti thonë se mjedisi jetësor është pasuria më e madhe e qytetit tonë dhe degradimi i tij do të sillte pasoja të pariparueshme. Nga ky subjekt politik theksojnë se nevojiten hapa të menjëherëshme për luftimin e këtij fenomeni dhe u bëjnë thirrje organeve komunale dhe qendrore që të marrin masa në ndalimin e devastimit të ambientit në Komunën e Ulqinit.

Share.

Comments are closed.