Avokati mbrojtës: Vendimi i gjykatës është politik. Do të ketë apel

0

A

Vendimi i gjykatës në procesin e tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016 është vetëm një pamflet politik, tha për media avokati mbrojtës Miroje Jovanoviq, i cili njoftoi se çështja do të apelohet. Jovanoviq tha se vendimi është i bazuar në dëshmi fallco nga dëshmitarë me probleme psikiatrike , duke injoruar edhe faktet evidente. Sipas tij nuk ka dyshim se vendimi në apel do të bjerë poshtë. Me vendim të gjykatës janë dënuar edhe liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, por të cilëve nuk u është caktuar masa e paraburgimit.

Share.

Comments are closed.