5 vite burg për Mandiq dhe Knezheviq

0

5 vite burg për Mandiq dhe Knezheviq

Aktvendimi gjyqësor të të akuzuerëve për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 u shqiptua sot në Gjykatën e Lartë në Podgoricë. Me aktakuzën e prokurorisë speciale janë përfshirë 2 nënshtetas rus, Edvard Shishmakov dhe Vlladimir Popov dhe 9 nënshtetas të Serbisë. Të akuzuar janë edhe liderët e Frontit Demokratik, Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq si dhe shoferi i kësaj aleance politike Mihajllo Çagjenoviq. Dy rusët u dënuan me 15, gjegjësisht 12 vite burgim, Manqin dhe Knezheviq me nga 5 vite, kurse Çagjenoviq me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Gjatë shqiptimit të vendimit Mandiq dhe Knezehviq nuk ishin prezent.

Share.

Comments are closed.